Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit.”
Fillimisht u raportua për aksident, pasi makina e viktimës është përplasur më pas me disa automjete të tjera pas krimit.
Trupi i pajetë është gjetur në makinën e tij, pranë qendrës tregtare Kristal Centre. Mediat raportojnë nga terreni se atentatorët kanë qenë të pajisur me maska dhe silenciator.
Ndërkohë, nuk dihet identitet i të vrarit apo autorët e mundshëm të krimit të rëndë.