• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfimi i ish të dënuarit për ferrin në burgun e Krujës: Kishte përdhunime, një tualet për 90 të vetë

by A R
11/06/2020 22:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një djalë, identiteti i të cilit nuk publikohet, tregon për kushtet e vështira të burgut të Zaharisë, në Krujë, ku ai ka vuajtur dënimin për 24 muaj.

Ai thotë, se muret ishin plot lagështirë, tualetet skandaloze e me ujërat e zeza sipër. Të dënuarit e sëmurë kuroheshin bashkë me të tjerët. Në katin e parë, sektori A kishte të sëmurë mendorë, që rrinin të zhveshur dhe kishte dhe përdhunime.

 “Unë jam **** dhe kam vuajtur dënimin prej 24 muajsh në Burgun e Zaharisë. Pasi kam parë që ju keni trajtuar në emisionin tuaj Burgun e Zaharisë erdha të flas vetëm për kushtet brenda burgut. Atje janë rreth 400 njerëz që trajtohen në një mënyrë shumë të keqe. Hyn në Burgun e Zaharisë dhe atje edhe muret janë me lagështi, në një dhomë shumë të vogël jetojnë rreth 8-10 veta, ka edhe me 12 veta, ka që flenë edhe në tokë, pa çarçafë, batanijet janë batanije të ushtrisë, të parat. Një papastërti shumë e madhe, në tualet, çdo sektor ka një tualet. Je 90 veta në sektor, imagjino si mund të hysh. Uji vjen një herë ose dy herë në ditë. Për ushqimin, ushqimi është skandaloz fare, në kushtet që gatuhet ushqimi, përderisa unë e di shumë mirë, se edhe kam punuar, kam bërë ushqimin.

Në kuzhinë është një papastërti shumë e madhe, me buburreca, me minj, këto janë të vërteta pavarësisht se mund të çuditeni çfarë po ju them. Nuk është jeta e njerëzve e sigurt, sepse atje është një person që ka bërë 2 vrasje dhe është vërtetë shumë i çmendur, kupton, nuk ndahen me kategori. Se janë dy kategori, i përkohshëm, dhe kurim i detyruar dhe njerëzit duhen ndarë me kategori, tjetri është shumë i sëmurë, një tjetër është jo shumë i sëmurë, ka edhe që nuk ka të sëmurë fare, të siguroj. Por i bashkojnë bashkë. Sektori A, kati i parë, është një skandal fare. Ka edhe përdhunues, që përdhunojnë njëri-tjetrin, sepse ata nuk dinë se çfarë bëjnë. Njerëzit rrinë lakuriq atje dimër verë, por kur të them lakuriq, lakuriq fare.

Ka njerëz që nuk kanë as dyshekë, fare për të fjetur. Ushqimin kur e ndaja nganjëherë, disa nuk kishin tasa, por e merrnin me qese për të mos ta lënë pa ushqim se më vinte keq, për të ngrënë me lugë apo me pirun nuk bëhet fjalë. Edhe ilaçet, nuk është se ai është i sëmurë po ia jep ilaçet rregullisht, sepse nganjëherë ka ilaçe, nganjëherë nuk ka, nuk ka problem fare, kupton? Në do ia jep, në do s’ia jep. Pjesa e personelit, në sektorin A, e hanin ushqimin me dajak, i merrnin ilaçet me dajak. E di ku qëndron problemi që policia dhe infermierët, të gjithë punonjësit nuk e kanë frikën se çfarë mund t’i ndodhë atij si pacient, sepse t’i mund ta bësh një denoncim për atë, por ai të bën një raport sikur re nga krevati.

Ti quhesh i papërgjegjshëm dhe nuk merret për bazë fjala jote asnjëherë. Ai mund të vijë të të rrahë, të thyejë këmbën, ka çuna që u kanë thyer këmbën dhe sot e kanë këmbën shtrembër dhe fjala jote nuk do merret për bazë kurrë, sepse quhesh i sëmurë. Një tualet është i bllokuar komplet. Në dimër futesh në tualet sepse është me akull, ngrin sepse nuk ka dritare, është me plastmasa. Kurse të tjerët nuk lahen kurrë, kush do t’i lajë se sanitaret nuk i prekin me dorë. Ka që kanë nga 13 vite pa u larë asnjëherë.”

Dëshmitari, që ka jetuar përvojën e burgut të Zaharisë, i bën apel Ministrisë së Drejtësisë të marrë masa, pasi shumë persona hyjnë për të shlyer një dënim dhe përfundojnë me ilaçe depresioni.

“I bëj apel Ministrisë së Drejtësisë që të rregullojë kushtet e këtyre njerëzve, sepse janë rreth 400 veta, është tmerr, është gjynah, janë njerëz edhe ata, nuk mund të trajtohen në mënyrë çnjerëzore në vitin 2020. Duan përkujdesje, të trajtohen si njerëz, jo në mënyrë skandaloze.”

Next Post
Aksidenti në Elbasan/ Miku i Çapjave në pranga, përplas me makinë punonjësin e burgut të Peqinit

Zbulohet emri i të vrarit te "Komuna e Parisit", persona të maskuar i bënë atentat me silenciator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In