Një video ku tregohet Mercedesi i Enver Hoxhës ka bërë xhiron e rrjetit.
Blendi Fevziu krahas videos, ka dhënë detaje rreth makinës luksoze dhe më të shtrenjtë të kohës.
Ai tregon se ajo është prodhuar në afro 25 copë dhe ka funksione që për kohën nuk i kishte asnjë makinë serie.
“Makina e rralle e diktatorit Hoxha. Kjo eshte makina qe Enver Hoxha e perdori per disa raste te vecanta.
Ajo eshte prodhuar ne 1966 dhe ne ate kohe ishte makina me luksoze dhe me e shtrenjte e kohes. Nje mrekulli inxhinierike, e prodhuar me porosi dhe e personalizuar.
Makina eshte e markes Mercedes Benz dhe ka te regjistruara 14 mije km. Ajo eshte prodhuar ne afro 25 cope dhe ka funksione qe per kohen nuk i kishte asnje makine serie. Midis tyre, kondicionim me dy zona, sedilje me amortizim special dhe radio komunikimi”, shkruan ai krahas videos.