Nëpër kioska të dyqaneve në Kosovë më nuk do të mund të gjeni gazeta të shtypura. Teknologjia dhe rritja enorme e numrit të mediave online ka bërë që Kosova të mbetet pa një prej formave tradicionale të gazetarisë.
Të gjitha gazetat të cilat janë shtypur në vend si Kosova Sot, Zëri, Koha Ditore, Epoka e Re e të tjera, tashmë kanë mbetur vetëm në versionin e tyre online (portale), duke e bërë Kosovën me gjasë vendin e parë në Evropë ku nuk printohen më gazeta.
Përjashtim bëjnë Koha Ditore dhe Epoka e Re të cilat ende iu japin mundësi lexuesve që të gjejnë versionin print të gazetave. Nuk dihet nëse këto dy mediume do të vazhdojnë edhe pas pandemisë që të shpërndajnë versionin e shtypur.
Ata që e kanë pasur gazetën si pjesë të ritit të kafesë së mëngjesit tashmë do t’iu duhet ta zëvendësojnë atë me një smart-phone, i cili të krijon mundësi shumë më të mëdha për të marrë informacione edhe në kohë reale për ngjarjet që ndodhin në vend, rajon e botë.
/a.r