Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi, ka reaguar pasi u zbulua se kishte marrë 31,214 lekë për karburant dhe 37,625 lekë për dietë gjatë periudhës së karantinës. Në një reagim në mediat sociale sqaron se ai rrogën e tij si deputetë e ka dhuruar për familjen e viktimave nga tërmeti.
Më tej shkruan se ai është deputet ka bërë transparente financimet e tij për dieta dhe shton se paguhen sipas rregullave që ka një shtet demokratik. “Nuk kam pertuar dhe nuk pertoj kurre te jem prane qytetareve por nuk mund te bie dakort me shpifjet qe bejne disa syresh”, shton opozitari.
REAGIMI I PLOTË
Sqarim PUBLIK. 1 – SI DEPUTET I PARLAMENTIT KAM DHURUAR RROGEN E NJE MUAJI PER FAMILJET E VIKTIMAVE NGA TERMETI 2 – KAM DHURUAR PERSERI RROGEN E NJE MUAJI ME RASTIN E PANDEMISE DUKE DERGUAR PERSONALISHT VETE NDIHMA EMERGJENTE USHQIMORE NE ME SHUME SE RRETH 100 FAMILJE QE ADMINISTRATA E RILINDJES NUK U JEPTE NDIHME EMERGJENTE USHQIMORE SEPSE NUK ISHIN BANORE ”REZIDENTE” NE QYTETE APO KRYEQYTET DITEN DHE NATEN E KAM BERE KETE GJE SEPSE KAM JO VETEM DETYRIM MORAL TE JEM PRANE QYTETAREVE POR EDHE DETYRIM LIGJOR TE JEM ME TA NE DITE TE VESHTIRA E NORMALE
3 – JAM SOLIDARIZUAR ME KOLEGET DEPUTETE TE PARLAMENTIT MAJTAS DHE DJATHTAS DUKE RENE DAKORT PER PERGJYSMIMIN E RROGES PER 3 MUAJ MARS, PRILL DHE MAJ – JAM DEPUTET DHE SHUME MIRE ESHTE BERE QE CDO GJE TE JETE TRANSPARENTE PER FINACIMET SI DEPUTET PER DIETA KUR SHKOJME NE PREFEKTURAT QE MBULOJME NORMALISHT QE DUHET TE PAGUHEN DIETAT SIPAS RREGULLAVE QE KA NJE SHTET DEMOKRATIE
– GJATE PANDEHMES RAMA NUK KAM NDENJUR ASNJE DITE NE SHTEPI POR KAM QENE SIC E KENI PARE NE TERREN PER TE MBIKQYRUR QYTETARET QE ME KANE BESUAR MANDATIN E DEPUTETIT TE FITUAR ME MARVESHJEN E KOALICIONIT 16.05.2017 – NUK KAM PERTUAR DHE NUK PERTOJ KURRE TE JEM PRANE QYTETAREVE POR NUK MUND TE BIE DAKORT ME SHPIFJET QE BEJNE DISA SYRESH JO TE DOSJA . AL
– UNE JAM KUJTIM GJUZI DHE QE DITEN E PARE NE PARLAMENT KAM ORGANIZUAR TAKIME DREJTPERDREJT NE ZONE DHE CDO TE PREMTE NE ZYRE NGA ORA 09:00 DERI 17;00 TELEFONONI JU QYTETARE PER HALLET TUAJA DHE UNE DO TE JEM ATY TEK JU ME MAKINEN TIME PERSONALE JO ME ATO TE QEVERISE ME KARBURANTIN QE ME JEP LIGJA PER SHERBIMET E DEPUTETIT NDAJ ZGJEDHESVE DO TE JEM PRANE JUSH PRANDAJ JAM BETUAR NE PARLAMENT ME DATE 08.05.2019 TELEFONO NE CDO ORE TE DITES APO NATES DHE DO TE JEM PRANE JUVE QYTETAREVE TE SHKELQYER TE SHQIPERISE CEL 068 20 34 007 JU FALEMINDERIT. dv KUJTIM GJUZI DEPUTET KRYETAR I PARTISE KONSERVATORE KOMBETARE ALBANIA.
Deputeti Kujtim Gjuzi, ishte pjesë e listës së ligjvënësve që kishin marrë dieta dhe karburant gjatë periudhës së pandemisë kur vendi ishte në karantinë. Kreu i Partisë Konservatore ka marrë nga ‘banka’ e Kuvendit, 31,214 lekë për karburant dhe 37,625 lekë për dietë.