Një i ri që ishte shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Sarandës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Kastriot Jonuzaj, 27 vjeç.
Jonuzaj është kapur në një nga rrugicat e lagjes nr.1 të qytetit të Sarandës, ndërsa ishte në kërkim për shpërndarje heroinë. Jonuzaj i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Sarandës për “prodhim dhe shitje te lendeve narkotike”.
Ne prill 2017, ai u kap nga policia e Sarandes ne vendin e quajtur “Plazhi i ri”, me 20 doza heroine, 3 celulare dhe 14.000 lek te reja. Ai ka qenë i arrestuar edhe në gusht 2015, pasi u kap sërish me heroinë.
/e.rr