Me zbulimin e detajeve të reja, ngulitet edhe më ideja se plani për eliminimin fizik të Ardian Çapjes nuk ka qënë i rastësishëm dhe i bazuar në gjaknxehtësi të momentit.
‘Snajperi’ ka qënë prej kohësh në vëzhgim të “presë” së tij, aq sa edhe ka studiuar me detaje të gjithë rutinën e tij ditore, dhe zakonet e tij. Duke u vendosur në një kodër, ku kishte edhe fushëpamje nga oborri i shtëpisë së tij, vrasësi ka pritur. Ai e dinte se në çfarë orë zgjohej Çapja dhe kur dilte jashtë në oborr.
Eliminimi i Arjan Çapjas, njeriut që konsiderohet si “truri” i familjes Çapja në zonën e Elbasanit, nuk do të ishte i lehtë por të gjitha masat ishin marrë. Ishte menduar edhe për Policinë, e cila me siguri do të ishte shumë pranë zonës, dhe do të krijonte probleme për largimin e tyre nga vendngjarja, shkruan “Shqiptarja.com”.
Rreth orës 9 të mëngjesit, pikërisht në momentin kur po pritej që Çapja të dilte jashtë dhe të ‘takohej’ me plumbin, në drejtorinë e policisë së Elbasanit po zhvillohej një mbledhje, ku po diskutohej për ndërtimin e planeve anti-kanabis dhe verifikimin e disa denoncimeve. Ndërsa efektivët e tjerë sapo ishin mbledhur për të ndarë detyrat dhe zonat që do të patrullonin.
Shpërqëndimi i tyre ia vlejti dhe në mes të mbledhjes, në radio u raportua se në spitalin e Elbasanit kishte mbërritur i plagosur me armë Ardjan Çapja. Por tashmë ishte tepër vonë për të ndjekur autorët. E vetmja gjë që ka mbetur për t’u bërë është që të ndiqen gjurmët e tyre.
Plagosja e Ardian Çapjas ndodhi dy ditë më parë në zonën e Krastës në Elbasan. “Koka” e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ra pre për herë të tretë e një atentati, ku u qëllua me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet.
Ai ndodhet në spital, ku edhe ka dhënë dëshminë e tij. 55-vjeçari se ka pranuar plagosjen e tij por është shprehur se në shpatull i është ngulur një shufër hekuri. Policia nga ana tjetër ka nisur me shoqërimet, ku mes tyre kanë qënë edhe pjesëtarë të fisit, duke dërguar në Komisariat të paktën 20 persona.
g.kosovari