• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Snajperi’ dinte edhe orën kur Çapja zgjohej nga gjumi/ U qëllua kur në drejtori bëhej mbledhje anti-canabis

by Java News
10/06/2020 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me zbulimin e detajeve të reja, ngulitet edhe më ideja se plani për eliminimin fizik të Ardian Çapjes nuk ka qënë i rastësishëm dhe i bazuar në gjaknxehtësi të momentit.

‘Snajperi’ ka qënë prej kohësh në vëzhgim të “presë” së tij, aq sa edhe ka studiuar me detaje të gjithë rutinën e tij ditore, dhe zakonet e tij. Duke u vendosur në një kodër, ku kishte edhe fushëpamje nga oborri i shtëpisë së tij, vrasësi ka pritur. Ai e dinte se në çfarë orë zgjohej Çapja dhe kur dilte jashtë në oborr.

Eliminimi i Arjan Çapjas, njeriut që konsiderohet si “truri” i familjes Çapja në zonën e Elbasanit, nuk do të ishte i lehtë por të gjitha masat ishin marrë. Ishte menduar edhe për Policinë, e cila me siguri do të ishte shumë pranë zonës, dhe do të krijonte probleme për largimin e tyre nga vendngjarja, shkruan “Shqiptarja.com”.

Rreth orës 9 të mëngjesit, pikërisht në momentin kur po pritej që Çapja të dilte jashtë dhe të ‘takohej’ me plumbin, në drejtorinë e policisë së Elbasanit po zhvillohej një mbledhje, ku po diskutohej për ndërtimin e planeve anti-kanabis dhe verifikimin e disa denoncimeve. Ndërsa efektivët  e tjerë sapo ishin mbledhur për të ndarë detyrat dhe zonat që do të patrullonin.

Shpërqëndimi i tyre ia vlejti dhe në mes të mbledhjes, në radio u raportua se në spitalin e Elbasanit kishte mbërritur i plagosur me armë Ardjan Çapja. Por tashmë ishte tepër vonë për të ndjekur autorët. E vetmja gjë që ka mbetur për t’u bërë është që të ndiqen gjurmët e tyre.

Plagosja e Ardian Çapjas ndodhi dy ditë më parë në zonën e Krastës në Elbasan. “Koka” e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ra pre për herë të tretë e një atentati, ku u qëllua me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet.

Ai ndodhet në spital, ku edhe ka dhënë dëshminë e tij. 55-vjeçari se ka pranuar plagosjen e tij por është shprehur se në shpatull i është ngulur një shufër hekuri. Policia nga ana tjetër ka nisur me shoqërimet, ku mes tyre kanë qënë edhe pjesëtarë të fisit, duke dërguar në Komisariat të paktën 20 persona.

g.kosovari

Next Post
Rritet numri i të infektuarve/ 11 raste të reja në Shkodër dhe Krujë, kontakte të personave që janë prekur më herët

Rritet numri i të infektuarve/ 11 raste të reja në Shkodër dhe Krujë, kontakte të personave që janë prekur më herët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

October 29, 2026
Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

October 29, 2026
Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

October 29, 2026
Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Ndreca takon Veliajn në Fier: Më i qetë pas takimit me familjen, por kushtet mbeten denigruese

October 29, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sfida e pritshmërive

October 29, 2026

“Nuk ka ndodhur në 36 vite”/ Çoçoli: Buxheti 2027 vendos qytetarët në plan të parë

October 29, 2026
Superiorja, Egnatia mposht Teutën dhe i rrëmben vendin e parë!

Superiorja, Egnatia mposht Teutën dhe i rrëmben vendin e parë!

October 29, 2026
Përplasje të forta në Kuvendin e Kosovës për vrasjen e grave! Deputeti i VV: Kemi dështuar, hetim për përgjegjësitë institucionale

Përplasje të forta në Kuvendin e Kosovës për vrasjen e grave! Deputeti i VV: Kemi dështuar, hetim për përgjegjësitë institucionale

October 29, 2026
Përfundimet e Këshillit Evropian për zgjerimin e BE, ministri Hoxha: Një shans historik për Shqipërinë

Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnje-Hercegovinë, ministri Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe gjithë komunitetit të EUFOR-it!

October 29, 2026
Evropianët mbështesin Zelenskyn pas vendimit të Trumpit, teksa Rusia e Ukraina këmbejnë sulme -

Kievi: Zelensky, i gatshëm të diskutojë çështjet e territorit përballë me Putinin, vetëm ata mund ta ndryshojnë dinamikën!

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In