Italia konfirmon 53 jetë të humbura nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Lajmi bëhet i ditur nga Autoritetet e Mbrojtjes Civile, ku me vdekjet e fundit, shkon në 33899 numri total i viktimave.
Edhe të infektuarit kanë shënuar ulje në 24 orët e fundit, duke regjistruar 197 të prekur me Covid-19, ku pjesa më e madhe ndodhen në Lombardi, konkretisht 125 të infektuar.
Gjithashtu numri i të shëruarve ka shënuar rritje, ku në 24 ora kanë fituar betejën me koronavirusin, 759 persona.
Shifrat konfirmojnë që Italia po shënon fitore ndaj pandemisë që po merr jetë të shumta në të gjithë botën.
/a.r