Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur Ramës pasi ky i fundit tha se humbja e 2017 për ta nuk ishte as prej marrëveshjes dhe as prej integritetit të zgjedhjeve.
Bardhi duke i kujtuar përgjimet e BILD thotë se për zgjedhjet e 2017 Rama nuk ka për t’i shpëtuar kushtit nr.5 të BE, ai për hetimin dhe dënimin e hajdutëve të votave.
Statusi nga Gazment Bardhi:
Edi Rama bën mirë të rrisë dozën e qetësuesve për të mbajtur nën kontroll nervozizmin pas tërheqjes me bisht ndër shalë nga skema mafioze për kapjen e komisioneve zgjedhore.
Frika dhe mllefi sot dhe mbrëmë tregon qartë se nuk i mjaftojnë më as paratë e pista dhe krimi i organizuar për të vjedhur zgjedhjet. Bashkimi i qytetarëve kundër tij e ka tmerruar, duke e kthyer në një komentator qesharak, që flet me veten!
Sa për vjedhjen e zgjedhjeve e 2017-ës, Edi Rama nuk do ketë më mundësi t’i fshihet kushtit nr.5 të BE për hetimin dhe dënimin e hajdutëve të zgjedhjeve të 2017-ës. Përgjimet e publikuara nga BILD i ka dëgjuar bota mbarë, që nga Niçja i drogës tek Gjushi i Ramës, i shpallur non grata nga SHBA.
PD dhe Opozita e Bashkuar nuk tërhiqet asnjë hap nga presioni dhe kurthet e Edi Ramës. Mbrëmë i çmontuam kapjen e konisoneve zgjedhore. Bashkë me shqiptarët do të mbrojmë çdo votë dhe do të fitojmë! ✌️#ditëmëtëmira
Shyqyr qe ka buidallenj, se do kishim mbetur memec dhe do te kishim harruar gjuhen.
Oj Bardha perseri do humbni se Rama ka komisiner qe bojn magji .Vazhdoni me andra se do fitoni ,por ju nuk nerrni ma shume se 20 deputet ne zgjedhjet me komisiner mlitant