• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

90 vjetori i FSHF/ Duka: I lumtur për progresin, inaugurojmë edhe dy muzeume të tjera

by Ardit Rada
06/06/2020 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Federata Shqiptare e Futbollit feston 90-vjetorin e krijimit të saj dhe kreu i këtij institucioni, Armand Duka, nëpërmjet një videomesazhi, ka uruar të gjithë komunitetin e futbollit për këtë jubile të FSHF-së. Presidenti Duka premton krijimin e dy muzeve për futbollin, një në “Air Albania” dhe tjetrin në selinë e re të federatës që po ndërtohet në ish-kompleksin sportiv të klubit Dinamo. Ai cilësoi si arritjen më të madhe pjesëmarrjen në Euro 2016.

Postimi i Dukës:

“Të dashur futbollistë, trajnerë dhe drejtues klubesh!
Të dashur veteranë, fëmijë që luani futboll, përfaqësues të mediave e sportdashës!

Sot është një ditë shumë e rëndësishme për futbollin shqiptar. 90 vjet më parë më 6 qershor të vitit 1930, Mbreti Zog firmosi Dekretin Mbretëror për krijimin e Federatës Sportive, nën kujdestarinë e Entit ‘Djelmënija Shqiptare’.

Unë jam shumë i lumtur sot që t’i uroj të gjithë komunitetit të futbollit në vend: Gëzuar 90-vjetorin e krijimit të Federatës Shqiptare të Futbollit!
Duhet ta kishim festuar ndryshe, por pandemia nuk na ka lejuar që të kishim një vit të tërë jubilar të 90-vjetorit të krijimit të FSHF-së. Gjatë kësaj periudhe ne kemi rikujtuar në rrjetet sociale dhe në media figura apo aktivitete të futbollit shqiptar ndër vite.
Gjatë gjithë vitit do të vazhdojmë të rikujtojmë nëpërmjet shumë aktiviteteve, sesioneve shkencore për arritjet apo për personalitetet e futbollit shqiptar. Do të inaugurojmë dy muzeume, atë në ‘Shtëpinë e Futbollit’ dhe në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’, ku do të pasqyrojmë të gjithë aktivitetin e futbollit shqiptarë ndër vite.
Jam i lumtur, që kur kthej kokën pas shoh zhvillimet e futbollit shqiptar që kanë një progres shumë të madh. Jam i lumtur për arritjet e futbollit shqiptar dhe të fubtollistëve shqiptarë ndër vite, e cila ka kulmuar me pjesëmarrjen e Shqipërisë në EURO 2016.
Por me gjithë sukseset, investimet, projektet e mëdha të bëra gjatë këtyre viteve në futbollin shqiptar, sfidat e të ardhmes janë akoma më të mëdha. Futbolli është loja më e bukur për shqiptarët dhe për t’ju përgjigjur dëshirës së shqiptarëve na dalin akoma më shumë punë, të realizojmë më shumë objektiva, të kemi një strategji të qartë për ta çuar këtë lojë atje ku e duan të gjithë sportdashësit shqiptarë.
Edhe një herë i uroj të gjithë komunitetit të futbollit dhe të gjithë shoqërisë shqiptare gëzuar 90-vjetorin e krijimit të Federatës Shqiptare të Futbollit”.

/e.rr

Next Post
Andi Lila flet hapur: Ja kush është moderatorja sportive më seksi

Andi Lila flet hapur: Ja kush është moderatorja sportive më seksi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dënimi i ish-krerëve të UÇK, shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX

Dënimi i ish-krerëve të UÇK, shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX

September 16, 2026
Ulet sërish çmimi i karburanteve/ Nafta tregtohet me 196 lekë për litër, benzina me 186 lekë/litri

Rritja e çmimit të naftës, qeveria rikthen Bordin e Transparencës

September 16, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

September 16, 2026
Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe BE

Gogu pas vendimit të Hagës: “Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, asnjë vendim gjykate nuk e ndryshon këtë”

September 16, 2026
“Liria ka një emër”, mbahet sot në Tiranë protesta për ish-krerët e UÇK-së! Kush do të marrë pjesë e çfarë pritet të ndodhë?

“Vendimin do ta dërgojmë në apel”, flet mbrojtja e ish-krerëve të UÇK: Ditë e keqe për drejtësinë!

September 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 17 Shtator 2026

September 16, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

Dënimi i komandantëve, Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në

September 16, 2026
FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

September 16, 2026
Skënder Minxhozi: PD nuk mund të mbajë dy standarde për qëndrimet e DASH

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

September 16, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com