Ilir Meta i është rikthyer çështjes së emërimit të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Edhe pse të premteve ai është paraqitur i qetë, sikurse e ka cilësuar vetë si ‘një president danez’, ai ka ngritur sërish tonet. Meta foli për presione dhe uzurpime.
Në konferencën për mediat lidhur me aktivitetin e tij politik një javor, deklaroi se në 26 maj është njohur dhe me letrën që kreu i Kuvendit i dërgonte për një kandidaturë të re për KLSH.
“Me një institucion kaq të rëndësishëm nuk do të lejoj të bëhet presion siç ndodhi. Është një mekanizëm rrëmbyes dhe uzurpues i institucioneve të pavarura. I kam kërkuar dhe kreut të KLSH-së, që të mos i bindet asnjë akti apo urdhri që mund të sjellë uzurpimin e këtij institucioni kushtetues, por të qëndrojë në lartësinë e detyrës deri në zgjedhjen e një kryetari të ri në mënyrë kushtetuese”, u shpreh Meta.
Po ashtu ai ftoi Kuvendin që të vlerësojë kandidaturën e propozuar prej tij, me seriozitet.
/a.r
Danimarka esghe monarki dhe nuk ka presudent .Nga e ka gjet kete Meta nuk e di.President danez thote.