Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi kanë nisur një takim në selinë e PD me kryedemokratin Lulzim Basha.
Takimi ka në fokus zhvillimet politike, ndërkohë që ende nuk ka një kompromis për reformën zgjedhore, për të cilën palët janë ulur në tryezë prej janarit pas një marrëveshje që solli ngritjen e këshillit politik mes opozitës jashtëparlamentare, maxhorancës dhe opozitës parlamentare.
Dakordësia nuk është gjetur ende për depolitizimin e administratës zgjedhore.
g.kosovari