Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka folur lidhur me Reformën Zgjedhore.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se ai nuk ishte një iniciatorët për një Reformë, por ishte një ‘peshqesh’ që opozita i kishte bërë maxhorancës.
PJESË NGA BISEDA:
Rama: Për mua në Komision nuk duhet të jenë njerëz të zgjedhur nga partitë.Opozita është e frikësuar nga zgjedhjet. Basha nuk do zgjedhje.
Rakipllari: Këtë thoshte edhe Sali Berisha për ju.
Rama: S’e ça thoshte Saliu është tjetër punë, dhe ça bëj unë është tjetër. Taktika është tjetër, dhe fakti është tjetër.
Artan Hoxha: Bini në kundërshtim me veten, mund të shpjegohem?
Rama: Jo! Opozita do pushtetin në tavolinë, por këtë se merr ndonjëherë. Është komplet tjetër kur shorti të zgjedh dhe tjetër kur të emëron partia. Është shumë e thjeshtë. Reformën Zgjedhore nuk e kam kërkuar unë. E morëm peshqesh nga Bundestagu nga opozita. E kanë bërë gogol Shqipërinë, si një vend që nuk bën dot zgjedhje. E gjithë bota është angazhuar që t’i nxjerrë frikën Lulit.
g.kosovari