• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk bie numri i infeksioneve në Maqedoni/ 120 raste të reja me koronavirus dhe 2 viktima

by Java News
04/06/2020 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Maqedoninë e Veriut, 24 orët e fundit kanë shënuar një tjetër pikë të lartë në përhapjen e koronavirusit me 120 raste të reja dhe dy persona të vdekur. Duke filluar nga mbrëmja e ditës së enjte, autoritetet kanë urdhëruar zbatimin e orës policore për Shkupin dhe disa qytete të tjerë.

Vatrat e krizës me koronavirus nëpër qytete dhe zona të Maqedonisë së Veriut po vijnë duke u shtuar për dallim nga vendet e rajonit ku kurba është sheshuar apo dhe ka shënuar rënie. Janë 120 raste rë reja, shumica prej të cilëve në Shkup, teksa dy persona kanë humbur jetën si rezultat i virusit, duke e çuar numrin e viktimave në 147.

Nga 120 rastet e fundit, 60 janë në Shkup, në Kumanovë 19, në Shtip 16, në Tetovë 9 raste dhe nga 2 e nga 1 rast ka nëpër qytete të tjerë. 843 raste mbeten aktive nga 2611 persona të prekur gjithsej.

Piku më i lartë i sëmundjes, në të vërtetë shënohet në këto 24 orët e fundit, që nga shpërthimi i epidemisë në Maqedoninë e Veriut. Para pak javësh qenë regjistruar 107 raste pozitive brenda një dite.

Autoritetet qeveritare kanë dhënë urdhër për ndalim-qarkullim në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Shtip dhe nëpër disa komuna të tjera. Ora policore hyn në fuqi prej në orën nëntë të mbrëmjes së të enjtes dhe zgjat deri të hënën në orën pesë të mëngjesit, ndërsa banorëve të qyteteve dhe komunave të tjera do t’u ndalohet lëvizja nga e pasditja e së premtes deri të hënën, më tetë qershor.

Këto masa janë marrë para Ditës së Shpirtrave, kur besimtarët e krishterë shkojnë në varreza në përkujtim të familjarëve të vdekur, për çka qeveria ka dhënë urdhër ndalese, por nga ana tjetër, Kisha Ortodokse Maqedonase u bën thirrje besimtarëve që të shkojnë në varreza duke vënë maska në fytyrë dhe duke ruajtur distancën e rekomanduar.

Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se një numër i konsiderueshëm i personave të dyshuar si bartës të koronavirusit nuk pranojnë të bëjnë testin dhe se ka mjaft të tjerë të cilët nuk i tregojnë kontaktet apo burimin e infeksionit.

Përskaj mosbesimit që ekziston tek një pjesë e njerëzve për koronavirusin, lajmet e rreme, që po ashtu kanë zënë vend nëpër rrjetet sociale e shtojnë dilemën apo dhe frikën nga ana tjetër tek popullata e këtij vendi.

Në këtë kohë pandemie, kur janë hapur restorantet dhe kafeteritë, por jo tërësisht, çështja ka marrë dimensione politike. Kryetari i partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski ishte parë mbrëmë në një restorant të Shkupit, në pjesën e mbyullur të tij – që nuk është e lejuar dhe stafi i lokalit ua kishte penguar qasjen për më tepër se dy orë inspektorëve të komisionit republikan që të bënin kontrollin. Lokali do të gjobitet, ndërsa zoti Mickovski është prononcuar vetëm të enjten, duke thënë se nuk kishte qenë plotësisht në njohuri me vendimin për ndalesat dhe se do ta paguante gjobën e tij.

Opozita dhe pushteti vazhdimisht po shkëmbejnë akuza lidhur me aftësinë e menaxhimit apo mosrespektin e qëllimshëm të masave të gjendjes së koronavirusit.

g.kosovari

Next Post
Hajdari flet për ndryshim të sistemit zgjedhor: E kanë përmendur edhe të tjerët në tryezë

Nga krimet zgjedhore në SPAK tek hapja e kutive/ Gjiknuri: Ja cilat kërkesa iu aprovuan opozitës. Dua të bëj një sqarim…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com