Një vajzë e vogël është rrahur për vdekje nga pronarët në Pakistan, pasi humbi papagallët për të cilët ishte autorizuar të kujdesej.
Ngjarja e rëndë është raportuar fundjavën e kaluar, ku 8-vjeçarja Zohra hapi kafazin për të ushqyer papagallët, por ata u larguan.
Si ndëshkim, punëdhënësit e Zohra, të cilët drejtojnë një biznes që blejnë e shesin kafshë dhe shpendë, e rrahën atë barbarisht dhe e braktisën në një spital lokal, ku vdiq të hënën.
“Viktima u soll në spital dhe ishte akoma gjallë. Ajo kishte lëndime në fytyrë, duar, nën kafazin e brinjëve dhe këmbët.
Ajo gjithashtu kishte plagë në kofshët e saj, duke lënë dyshime se mund të jetë abuzuar seksualisht”, tha policia në një deklaratë.