Avokati Spartak Ngjela ka bërë një tjetër reagim për sa i përket situatës politike në të cilën ndodhet vendin dhe në një moment kur nuk ka asnjë zgjidhje për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Statusi i Ngjelës
Pas turpit komik të Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, për ta sqaruar sak të vërtetën e këtij turpi që pamë sot, mendojmë të ngremë këto pyetje, të cilat e kanë përgjigjen brenda tyre.
l.
Akoma duhen besuar këta injorantë, që kanë lidhur besën për të vjedhur?
I shihni se përse po zihen në lidhje me ligjin zgjedhor?
Nuk e shihni që, as që iu shkon fare në mendje se ligji zgjedhor është ligji i garancisë së popullit shqiptar, i cili mezi e ka fituar të drejtën e votës së lirë, dhe që nuk e ka ushtruar asnjëherë atë, sepse nuk e kanë lejuar hajdutët në tridhjetë vjet rresht?
Po, ende nuk po e kuptoni që Berisha e urren votën e lirë, njëlloj si Enver Hoxha?
Nuk e kuptoni që Edi Rama ka neveri për votën e lirë, sepse ai vetë ka manipuluar tre votime në Shqipëri.
Vërtet kujtoni se Ilir Meta mendon edhe një minutë të vetme për votën e lirë, kur kjo i konfiskon pronat që ai ua ka vjedhur shqiptarëve të varfër, dhe që vota e lirë e burgos për këto vjedhje?
Vërtet mendoni se Basha ka ndonjë gjë në dorë për këtë çështje? Por, edhe po të ketë, a mund ta dijë ai realisht se çfarë është vota e lirë, dhe që ajo ka lidhje të drejtpërdrejtë me lirinë e shqiptarëve? As mos t’ju shkojë në mendje kjo gjë.
Pas gjithë këtyre pyetjeve, me përgjigje brenda tyre, a na duhet vallë të pyesim edhe veten: mos jemi të pashpresë?
Jo, shpresa jonë tani ka lindur. Ne po presim të vijojë reforma antikorrupsion në pushtetin gjyqësor dhe në politikën e lartë qeverisëse në Shqipëri.
As që na duhet fare një ligj zgjedhor i formuluar nga një hordhi hajdutësh.
Vota e lirë në Shqipëri do të funksionojë për të zgjedhur qeverisjen si rrjedhojë direkte e vullnetit të shqiptarëve, menjëherë pasi ONM dhe SPAK do t’ua heqin nga shpina shqiptarëve lukuninë vjedhëse të të korruptuarve të lartë.
Këtë po presin shqiptarët.
Dhe shpresa qëndron te angazhimi amerikan dhe europian. Sidomos dalja në skenë e ambasadores amerikane Yuri Kim, që po vepron me temp moral kundër frymës dekadente të hajnisë shqiptare në qeverisje, e ka bërë të qartë se gjithçka korruptive do të goditet.
ll.
Your excellency, Yury Kim! Këta të korruptuar dekadente të Shqipërisë, nuk kanë asnjë vlerë politike. Nuk kanë asnjë qëllim për prosperitetin e Shqipërisë, le që, edhe po ta kenë, nuk dinë ta bëjnë se janë injorantë.
Një president amerikan në një nga librat e tij ka shkruar: “Në politikë hyjnë dy tipa njerëzish: burri dhe fëmija. Por, nëse fëmija hyn në politikë për të marrë diçka, burri hyn për të BËRË DIÇKA”.
KJO është e vërtetë apidiktike, por këta tanët kanë hyrë në politikë për të marrë gjithëçka, dhe për të mos bëre asgjë. Prandaj shqiptarët po presin që, me anë të reformës antikorrupsion, të drejtuar nga forca e politikës amerikane në një vend me aspiracion amerikan, të shpresojnë për të ardhmen e historisë së tyre.
Ik Taku se po zuren keta trimat e kombit ke ikur edhe ti per lesh?!