Deputeti i Partisë Socialiste, që është dhe anëtar i Këshillit Politik ka treguar se çfarë është diskutuar në mbledhjen e sotme. Në një deklartatë për mediat, Gjiknuri u shpreh se përplasja mes palëve është për teknologjinë ne zgjedhje.
Ai u shpreh se në parim është rënë dakord, por për detajet palët janë të ndara dhe shtoi se kjo nuk duhet një sebep nga opozita për daljen nga tryeza.
“Sot kishim mbledhjen e radhës për çështjen e krimeve zgjedhore, por dhe monitorimin e qendrave të votimit me kamera. Kemi një debat akoma, është një debat artificial për përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje, Kemi rënë dakord në parim, por sot po diskutojmë për detajet e tjera. Bëhet fjalë për identifikimin elektronik në zgjedhje dhe përfshirja e numërimit dhe votimit elektronik. Problemi është sa mund të shtrimet, sdëshira jonë është ta shtrirë. Ne jemi gati që të lemë ekspertët për këtë gjë, pasi duhet parë si do zbatohet dhe sa është kosto. Zgjedhjet nuk vihen në dyshim se nuk funksionon teknologjia. Jemi që kjo të mos përdoret si sebet, pasi garancia për integritetin e zgjedhjeve është në shumë procese të tjera. Jo çdo listë dëshirash nuk mund të kthehet në detyrim për ne”, u shpreh Gjiknuri.
Ndërsa Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare në Këshillin Politik ka treguar detaje nga takimi. Hajdari tha se ka kërkuar që nesë rtë diskutohet për sistemin danez, por kërkon dhe hapjen e listave pasi vetëm kështu mund të quhet reformë.
“Nuk pati shumë dakordësim, pasi kishte ngecje në çështjen e votimin dhe numërimit elektronik. Unë e kam thënë se kjo është një pikë e rëndësishme. Mendoj se nesër do nisin sërish këto dhe nesër do trajtohen sistemi danez. Por unë këmbul pëer ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave”, u shpreh Hajdari.
Anëtari i opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, ka folur pas mbledhjes për Reformën Zgjedhore.
Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi u shpreh se maxhoranca nuk ka pranuar votim, numërim dhe idendifikim elektronik.
“Maxhoranca nuk është e gatshme për identifikimin biometrik dhe votimin e elektronik. Është e vështirë që të arrihet kompromis për çështje të tjera, aj oë presim ne është që maxhornaca të vijë me ide të qarta në mbledhjen e nesërme për votimin dhe idendifikimin elektronik. Ata vunë në pikëpyejte që kjo gjë të realizohej, maxhoranca kërkon që të ketë dakordësi në letër dhe të mos zbatohet asnjë më pas, por opozita e ka bërë të qartë që kjo gjë nuk do lejohet”, u shpreh përfaqësuesi i opozitës.
g.kosovari