Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka nisur një operacion në shkallë të gjerë në kontrollin e lumenjve, burim, shtrat dhe grykëderdhje, lidhur me menaxhimin mjedisor.
Gjatë ditës së sotme IKMT ka filluar të ndërhyjë në grykëderdhjen e lumit Erzen, ku do të prishen 14 objekte të cilat, përmes aktivitetit të tyre ndotin në vijimësi lumin dhe brigjet e tij.
Objektet, që janë kryesisht të destinuara për aktivitetet e peshkimit, nuk kanë as dokumente të rregullta.
IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do të vijojë pandërprerë aksionin në gjithë vendin, në mbrojtje të mjedisit duke ndëshkuar çdo shkelje.
Në këtë kuadër, ftohen qytetarët të denoncojnë në nr. falas 112 ose Komisariatin Dixhital, duke u garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë.
/a.r