Një fëmijë ka humbur jetën tragjikisht mesditën e sotme, i mbytur në një grop me ujë.
Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Katjel të Librazhdit, në zonën e ish-minierës,
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se fëmija, rreth 12 vjeç, ka qenë duke luajtur kur është mbytur.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.
Pritet marrja në pyetje e familjarëve të të ndjerit për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.
g.kosovari