• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qytetarë të Shqipërisë! Të kërkojmë të drejtën tonë themelore

by Fatos Tarifa
23/05/2020 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Tarifa

Presidenti i Republikës ka sugjeruar krijimin e një organizmi politik, të cilin e quan Këshill Politik, për të marrë në dorë zgjidhjen e çështjeve kryesore të mbetura pezull — vijimin e reformës në drejtësi dhe reformën zgjedhore — në kushtet e një animositeti të plotë mes mazhorancës parlamentare dhe qeverisë së krijuar prej saj, nga njëra anë, dhe partive opozitare, të cilat, prej më shumë se një viti, e kanë braktisur parlamentin dhe e shohin veten jashtë mundësive për te ndikuar mbi procesin politik si pjesë e sistemit, nga ana tjetër.

Çfarëdo emri që mund t’i vihet një organizmi si ky që propozohet, ai është jo thjesht një organizëm ekstrakushtetues, por edhe antikushtetues, pasi nje institucion i tillë nuk mund të marrë përsipër funksionet kushtetues të Kuvendit, pushtetit legjislativ, si njëri ndër tre shtyllat e pushtetit, krahas atij gjyqësor dhe ekzekutiv. Një Këshill Politik si ky që propozohet, nuk mund te jetë nje organ mbi Kuvendin, ose në vend të tij, as një organ “balancues” mes pushteteve, pasi këtë funksion dhe këto prerogativa nuk ia njeh asnjë ligj.

Si i tillë, ai do të ishte i jashtlighshëm. Në mungesë të një fjale më të përshtatshme, kjo ështe thjesht nje ide amatorske, një dëshirë për të eksperimentuar edhe këtë herë, si shumë herë në të kaluarën, pasi nuk jemi në gjendje, ose nuk duam që të respektojmë ata institucione të një sistemi politik demokratik, të cilët, nëse i krijojme siç duhet dhe nëse jemi të aftë t’i bëjmë të funksionojnë siç duhet, janë të vetmit institucione legjitimë në një rend demokratik. Është absurde ideja e shprehur nga Damian Gjiknuri, e cila, sigurisht, nuk është pjellë e kokës së tij, se sistemi zgjedhor nuk mund e nuk duhet ndryshuar, pasi ndryshimi i tij do ta zhbënte Kushtetutën.

Sistemi zgjedhor aktual është burim krizash politike të përsëritura dhe duhet ndryshuar, madje sa më parë. Dy partitë kryesore duket nuk e dëshirojnë këtë. Mbi to dhe mbi vullnetin e kryetarëve të tyre dhe të Parlamentit ka vetëm një vullnet më të lartë — Vullneti i Popullit. Le të vendosë Populli për sistemin zgjedhor që do. Dhe Populli ka vetëm një mundësi dhe një mënyrë për të shprehur Vullnetin e vet Suprem: Plebishitin popullor, Referendumin. Le të bëjmë një referendum dhe të vendosim se përmes cilit sistemi duam t’i zgjedhim këtej e tutje përfaqësuesit tanë në Kuvendin e Shqipërisë dhe vetë Kreun e Republikës sonë. Referendumin nuk e duan veç ata të cilët i tremben verdiktit të popullit.

Pikërisht këta frikacakë, që nxjerrin ligje e vendosin “në emër të popullit”, pa pasur mandatin të përfaqësojnë asnjërin prej nesh dhe që gëzojnë privilegje të pamerituar, janë ata që rrezikojnë të flaken jashtë organit më të lartë legjislativ në një sistem që e duan dhe e zgjedhin qytetarët e Republikës dhe jo kryetarët e dy partive më të mëdha dhe të emëruarit e tyre. Mungesa e kohës për të ndryshuar sistemin zgjedhor dhe, me të bashke, edhe Kushtetutën, nuk është një argument.

Nëse politikanët tanë kanë pasur 30 vite kohë të bëjmë zullumet politike më të mëdha dhe të tallen me qyetarët e këtij vendi si kanë dashur dhe sa herë kanë dashur, Vullneti i Popullit mund t’i detyrojë ata që të përunjen para tij (ata që s’duan ose s’dinë të largohen nga funksionet që mbajnë dhe nga skena politike) për të mundësuar, më në fund, çlirimin e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë nga një klasë politike uzurpatore dhe për t’ua besuar drejtimin e vendit përfaqësuesve vërtetë legjitimë të tij, të zgjedhur përmes atij sistemi që vetë qytetarët do të shprehen se duan përmes një Referendumi mbarëpopullor, si forma më demokratike e shprehjes së vullnetit të Popullit, i vetmi që, në një rend demokratik, posedon atë “pouvoir constituant” mbi bazën e të cilit mund të ngrihet rendi kushtetues i çdo kombi.

Qytetarë të Shqipërisë! Të kërkojmë të drejtën tonë themelore — Referendum për sistemin zgjedhor! Të kërkojmë që në Kuvend të kemi më pak përfaqësues, mundësisht 100 ose më pak, duke bërë të mundur të zgjedhim përfaqësues më të mirë, të cilët t’i njohim dhe të cilëve të mund tu kërkojmë llogari!

Next Post
“Çdo vit duket si 20 vjeçe”, Eli Fara feston 53-vjetorin beqare, sekreti i rinisë: Mungesa e burrit në krah

“Çdo vit duket si 20 vjeçe”, Eli Fara feston 53-vjetorin beqare, sekreti i rinisë: Mungesa e burrit në krah

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Shqipëria shpërthen që në minutën e 4-t, Manaj ndëshkon Finlandën!

VIDEO/ Shqipëria shpërthen që në minutën e 4-t, Manaj ndëshkon Finlandën!

October 3, 2026
Dosja hetimore/ Mesazhet e fundit dhe dëshmitë zbardhin çfarë ndodhi para vetëvrasjes së Xhuana Nikollajt, presioni i Eraldo Fizit dhe frika për familjen

Dosja hetimore/ Mesazhet e fundit dhe dëshmitë zbardhin çfarë ndodhi para vetëvrasjes së Xhuana Nikollajt, presioni i Eraldo Fizit dhe frika për familjen

October 3, 2026
Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Horoskopi i dashurisë për tetorin 2026/ Dalin sekretet e vjetra, disa shenja përballen me kthesa të forta në lidhje

October 3, 2026
Rusia kryen bombardime edhe në Odesa, hedh në erë anijen tregtare, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

Rusia kryen bombardime edhe në Odesa, hedh në erë anijen tregtare, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

October 3, 2026
“S’e di se si mund të bllokohet me 83 mandate!”- Berisha mati ‘pulsin’ e aleatëve, por ata ia thanë kritikat në sy! Replikat e forta në selinë blu për bojkotin, protestat e reformën

“S’e di se si mund të bllokohet me 83 mandate!”- Berisha mati ‘pulsin’ e aleatëve, por ata ia thanë kritikat në sy! Replikat e forta në selinë blu për bojkotin, protestat e reformën

October 3, 2026
Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

October 3, 2026
Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

October 3, 2026
Dodik ‘pa frena’ në gjuhë, deklarata në tubimin e fundit parazgjedhor: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Dodik ‘pa frena’ në gjuhë, deklarata në tubimin e fundit parazgjedhor: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

October 3, 2026
200 familje kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror, ministrja Spahiu: Nga institucionet drejt kujdesit në familje!

200 familje kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror, ministrja Spahiu: Nga institucionet drejt kujdesit në familje!

October 3, 2026
“Transparencë e plotë për publikun”- Jaupaj: “Flamingo Mirror” do të pasqyrojë dokumentet dhe studimet mjedisore për projektet publike

“Transparencë e plotë për publikun”- Jaupaj: “Flamingo Mirror” do të pasqyrojë dokumentet dhe studimet mjedisore për projektet publike

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com