Kreu i Shtetit, Ilir Meta, e ka konisderuar “provokim të rëndë” shembjen e Teatrit Kombëtar, Ndërsa tha se nuk ra një godinë, por ra “shteti ligjor”.
Në një konferencë për mediat, Meta u akuzoi qeverinë se po “sundon” në një paligjshmëri të plotë dhe se nuk po ndërmerr asnjë përgjegjësi për plotësimin e 15 kushteve për integrimin në BE.
“Nuk kam marrë asnjë përgjigje, ka patur një reflektim jashtë propozimit tim për pikën 10, që palët të bien dakord brenda qershorit, të emërojnë një kryenegociator, reagimi ka qenë shumë pozitiv, se nuk u prit qershori por u shpall në 9 maj, emri është një diplomat shumë I mirë, që mua pot ë më vinte si ministër I jashtëm do ta firmosja brenda një sekonde, por problem është se ky proces nuk është bërë në atë mënyrë si rezultat I një konsensusi të përgjithshëm,
Që do ishte mirë të bënim në mbledhje të sigurisë kombëtare, meqë kryeministri ishte i shokuar nga mënyra e shkëlqyer se si ishte menaxhuar, në fakt nuk është e vërtett, janë bërë përpjekje modeste. Këshilli I sigurisë merret me mbrojtjen dhe nuk ka diskutuar për integrimin evropian në këto 30 vjet se fokusi i integrimit është në Kuvend, atje është një këshill ku janë jo vetëm aktorët por edhe të tjerat, përfshirë edhe presidentin e republikës që përfaqësohet në mënyrë sistematike në kuvend, madje kam thënë që nëse Kuvendi e bën diçka të tillë, unë jam gati të shkoj dhe si president atje e të jap mendimet e mia
Një përgjigje e morët ju dhe të gjithë me provokimin e rëndë të 17 majit. Nuk është rënie godine, por një rënie totale e shtetit ligjori dhe kemi një qeveri që sundon në paligjshmëri të plotë sepse nuk do të ndërmarrë asnjë përgjegjësi për plotësimin e 15 kushteve“, tha Meta.
g.kosovari