Sot është Nata e Kadrit dhe sipas fesë islame, agjërimi në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj. Për këtë arsye, janë të panumërt njerëzit që agjërojnë sot, shumë më shumë se ata që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.
Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas klerikëve, agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti. Mendohet të jenë me mijëra dhe jo vetëm besimtarë myslimanë ata që agjërojnë ditën e Kadrit.
Çfarë duhet të hani sonte?
Nata e Kadrit është një natë e veçantë për të gjithë ata që e kërkojnë atë dhe synojnë të përfitojnë nga mirësitë e saj. Kjo është natë adhurimi, bindjeje ndaj Zotit, namazi, leximi, përkujtimi, lutjesh, sadakeje, punësh të mira etj.
Sonte iftari nisi në orën 8 e 15 minuta. Në lidhje me ushqimet që duhet të konsumoni këtë natë, ka disa veçori.
1. Nisni si fillim iftarin me hurma arabie. Jo vetëm që janë simbol gjatë gjithë periudhës së Ramazanit, por janë edhe nga ato lloj ushqimesh që të krijojnë ndjesinë e ngopjes. Nuk përmbajnë shumë sheqer, por kanë një lloj sheqeri që nuk i bën stomakut dhe e bën të mundur pranimin e ushqimeve më lehtë. Janë 260 viariete hurmash, nga të cilat preferohen ato që janë të buta dhe të njoma.
2. Pas konsumimit të hurmës, këshillohet një gotë me ujë. Arsyeja këtu është shumë e thjeshtë. Meqenëse 70 për qind e trupit përbëhet nga uji, kjo nevojë e trupit është ndër të parat. Uji konsumohet menjëherë pasi plotëson përqindjen e trupit pas mungesës së gjatë. Thuhet se uji shërbehet menjëherë me idenë e lagies së venave shkruan Class.
3. Ushqimet të tjera të lehta (supa të ndryshme, sallata), por deri në atë masë sa të zihet 2/3 e stomakut, sepse 1/3 e tij duhet të jetë bosh. Asnjëherë gjatë iftarit nuk këshillohet mbingopja, sepse është e dëmshme për stomakun.
4. Gatimi i një ëmbëlsire tradicionale, e cila zakonisht është hallvë. Ëmbëlsirat, por edhe frutat, këshillohen të konsumohen jo më pas se një orë pas darkës, në mënyrë që stomakun të mos e mbingarkoni. Sonte, ëmbëlsirat dhe frutat këshillohet t’i konsumoni pas orës 9 e 30 – 10.