Thuhet që teatër mund të bëhet kudo, dhe nuk ka nevojë për ndërtesë. Regjisori Edmond Budina, një nga protagonistët e betejës dy vjeçare në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, e pranon këtë ”provokim”, por saktëson diçka të rëndësishme.
“Natyrisht mund të bëhet, kudo por teatri është edhe kujtesë. Përndryshe pse mbahet në këmbë Koloseumi? Në Venecia është një vend me katër hunj dhe ca kallama sipër, dhe ruhen thjesht se aty ka peshkuar Ernest Hemingway. Sipas kësaj logjike, pse të bëhet muze shtëpia e Kadaresë, njerëzit le ta kujtojnë në veprat e tij. Nuk është kështu, në një botë të qytetëruar. Kurse në një botë të paqytetëruar, talebanët shembin teatrot, shembin historinë e një kombi”, thotë regjisori.
Iniciativa e Aleancës për Teatrin që ka çuar në Prokurori dhe në SPAK të gjithë çështjen e shembjes së teatrit, si dhe pretendimi për një godinë kopje e asaj që u shemb duket e ndërlikuar në prizmin e vendimmarrjeve dhe projektit të miratuar për Teatrin e Ri, por Budina nuk tërhiqet.
“Pse qenka e parealizueshme? Ai vendim është i paligjshëm, vetë kryetari i Bashkisë është i tillë. Kam vërejtje edhe për SPAK, ata e kanë regjistruar kallëzimin, dhe minimalisht duhet ta sekuestronin godinën deri në përfundimin e hetimeve, kjo më bën të dyshoj për reformat e shpalosura”, thotë regjisori për A2.
Nënkryetari Mazniku kishte pak minuta më parë cilësuar se financimet për rikonstruksionin e teatrit nuk ishin të vërteta, ndërkohë që Budina ndihet i revoltuar nga ky pretendim.
“Ishte monumenti numër 1 i rrezikuar për Europa Nostra. Po të kishin ardhur specialistët e Europa Nostra, siç parashikohej në maj, teatri nuk do të prishej absolutisht. Këta e shembën për të zhdukur gjurmët e krimit, sepse ai teatër ishte plotësisht i rikuperueshëm. Ata që qanin për bobinat dhe kostumet, i kanë varrosur me inertet dhe do t’i hedhin kamionat”, thotë ai.
Akuzave të disave që protesta kishte marrë dhe po vijon të ketë nuanca politike, Budina i përgjigjet se “jemi ne që i jemi imponuar politikës, dhe jo e kundërta. Është Qeveria që ka bërë politikë, ka përdorur shkopinjtë, ka dërguar provokatorë me shashka, ka ushtruar dhunë”.
O rrugace, hajdut, kriminel,terroristi.Pse u ktheve ne Shqiperi,apo s,ta vari Njeri ne Itali.Bandit qe terrorizojne Tiranen, vodhe shtetin dy vjet e gjysme pa’ punuar dhe kercenon se do ta shqyesh Erion Veliajn copa copa.S,te vjen turp keshtu do edukosh ti Duke bere thirrje per gjak? Gjaksor edepsez vrases hajdut kriminel.Duhet te ishe ne banken e te akuzuarve tani e Jo te besh thirrje antikushtetuese per te vrare Erionin dhe Edi Ramen.Turp