Gjatë 24 orëve të fundit në Krujë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 2 persona.
Mësohet se 70 persona kanë kryer analizën por vetëm 2 prej tyre kanë rezultuar të infektuar.
Fasoneritë në Krujë janë ende vatra të nxehta infeksoni.
Javët e fundit në këto biznese janë infektuar me dhjetëra persona.
Në vendin tonë numri i personave të infektuar është 872, ndërsa 31 janë viktima dhe 654 persona të shëruar.
g.kosovari