Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për një tryezë e përbashkët për Integrimin, duke e quajtur atë si një thirrje hipokrite. Në përgjigje të tij, Basha liston ato që quan dështime të qeverisë Edi Rama në rrugën Europane, që sipas tij e kanë larguar Shqipërinë nga BE.
“Edi Rama dhe qeverisja e tij e kanë mbajtur peng integrimin europian të Shqipërisë dhe për shkakun e tij gjatë këtyre viteve kushtet janë shtuar nga 5, në 9 dhe tani janë 15 që duhen përmbushur. Ky është një dështim i Ramës, që nuk mund të maskohet dot pas thirrjeve hipokrite.
Pandemia për fat të keq tregoi edhe njëherë se Rama vazhdon të vjedhë dhe mashtrojë njerëzit duke i lënë ata pa ndihmën ekonomike që u takon të marrin nga shteti.
Pandemia tregoi se ai vazhdon ta përforcojë edhe më shumë bashkëpunimin me krimin e organizuar në një fushatë të turpshme të pastrimit të parave të pista. Pandemia tregoi se ai e vendos veten mbi ligjin dhe kushtetutën dhe se për veten dhe klientelën e tij shkel mbi gjithçka.
Vendi tani është para një krize të thellë ekonomike sepse në vend që t’ju japë mbështetje njerëzve dhe ekonomisë, Rama po jua jep paratë e shqiptarëve një grushti klientësh dhe oligarkësh.
Kjo krizë vetëm sa nxorri zbuluar të gjitha dështimet e Ramës: shëndetësinë e vjedhur, ekonominë e rrënuar, papunësinë e rritur, varfërinë në ekstrem, dhe shtetin prej kartoni të katandisur në regjim facebook-u. Janë dështimet e Ramës që po varfërojnë përditë njerëzit, po e rrënojnë ekonominë, dhe po na largojnë nga Europa.
Zbatimi i 15 kushteve të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave është jetik për Shqipërinë dhe udhërrëfyesi i vetëm për nxjerrjen e vendit nga autokracia, paligjshmëria dhe kriza ekonomike, ku e ka zhytur Rama dhe regjimi i tij kusar”, shkruan Basha.
g.kosovari
Pa bythe, ka frike te perballet!
Lyltsim shtrengo rripin se kryeministri hallemadh ska nga tja mbaje,ty e liken ka . Me ju do mbahet e me ate edhe ju dy do dilni “faqebardhe” para Amerikes@Gjermanise! He ta befte me keq se kompensimin e pallatit ne mes te detit ne Vlore lyltsim! Hahahahahaha. Te shpifur!
basha bashke me lir floririn po pranuan te shkojne ne takim me edvin narkomani jane me te ndyre se ai.edvini eshte nji ndytsire qe u sherben vetem hajduve qe jane te destinuar te plackisin vendin.prandaj larg ktije idioti,qe po plackite e poshtron shqiptarte.