Pas disa ditësh me një numër më të ulët të vdekjeve, që nuk e kalonin shifrën 200, situata në Spanje ka ndryshuar per keq në 24 oret e fundit.
Mediat vendase raportojnë se numri i vdekjeve në Spanjë ne 24 oret e fundit ishte 244, hera e pare qe nga dita e shtune qe shenon rritje.
Në total ka pasur 25.857 vdekje të konfirmuara nga koronavirusi ne vend, nderkohe qe jane shenuar 220,325 persona te prekur, një rritje prej 996 krahasuar me të martën.
Kryeministri Pedro Sánchez po i kërkon parlamentit të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme edhe për disa javë të tjera.
Ne nje deklarate para deputeteve ai ka thene se “fundi duket afer, por ne nuk jemi akoma atje”.
g.kosovari