• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Njëri ngjitej me vinç deri në katin e 4 tek e dashura”/ 30 euro ora për të “spiunuar” burrin. Detektivët privatë në kohë pandemie

by Java News
06/05/2020 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është vend që ka tashmë edhe detektivë privatë. Dhe janë jo pak, por plot 50 të tillë të licencuar. Vetëm një institut që drejton Ndue Pjetra ka plot 13 të tillë.

Ai thotë se zbulohen shumë raste, kryesisht në familje dhe se një shërbim zbulues, apo të një detektivi kushton 30 euro ora. Mbizotërojnë tradhtitë bashkëshortore.

“Janë shtuar shumë rastet e dhunës në familje. Burri ndaj gruas, por edhe raste të shumta gratë ndaj burrave. Janë rritur me 70%, fatkeqësisht. Dhe më e keqja nuk ka ardhur akoma. Gjendja është si gështenjat, gati të plasin, me divorce, pasi të lirohet situata. Shërbimi ynë kushton 30 euro ora”, tregon ai.

Tradhtitë bashkëshortore janë shtuar, tregon ai.

“Veçoj rastin e një zotërie. Ngjitej me vinç deri në katin e katërt tek e dashura, në mes të natës. Na kontaktoi bashkëshortja, ta ruanim dhe t’i provonim tradhtinë. Vinçi ishte vendosur më përpara. Nga videot duket që lëkundet dhe përplaset te ballkoni. Një sakrificë të tillë nuk e kemi parë as në filma”, tregon për Top Channel Ndue Pjetri, duke e konsideruar këtë si rastin e rrallë të atyre që janë hetuar, apo investiguar deri tani.

Skenat e filmave me detektivë privatë që hyjnë në të fshehtat e jetës suaj apo të armiqve janë tashmë realitet edhe në Shqipëri. Janë shumë çështje që ndiqen nga detektivët, por që kanë shkaktuar edhe një rrëmujë në sistemin e Drejtësisë.

Sepse, në disa raste më shumë prova krimi e antikrimi kanë sjellë detektivët, sesa strukturat që e kanë për detyrim ligjor një gjë të tillë.

Aksidentet rrugore, fshehjet dhe vjedhjet e makinave në rastet kur pronarët u shmangen zyrave të përmbarimit ose bankave- janë ato çështje me të cilat merret sot një dedektiv privat i licencuar në Shqipëri.

Sipas ligjit, kjo kategori siguron të dhëna të plota dhe i paraqet ato pranë organeve të hetimit, apo gjykimit. Më të shumta janë rastet e personave që kanë marrë një kredi dhe nuk e paguajnë atë, në disa raste për mungesë të adresës së saktë.

Tek hetimet e tyre janë edhe tradhtitë bashkëshortore. Madje, më shumë çështje vijnë me kërkesa të tilla që bëhen nga gratë. Një detektiv apo hetues privat bashkëpunon me prokurorinë, bizneset, organet shtetërore dhe kompanitë private, për mbledhjen e provave dhe fakteve të hetimit, apo për të gjetur vendndodhjen e personave, të cilët rezultojnë të zhdukur./ tch

g.kosovari

Next Post
“Zgjerohet fasha orare e vizitave në poliklinika”, Manastirliu: Pas 11 Majit vendoset për fazat e mëtejshme të hapjes së sistemit shëndetësor

“Zgjerohet fasha orare e vizitave në poliklinika”, Manastirliu: Pas 11 Majit vendoset për fazat e mëtejshme të hapjes së sistemit shëndetësor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com