Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Elbasan vijoi sot me inspektime dhe monitorime në bashkitë Elbasan, Cërrik, Librazhd dhe Belsh.
DRAKU Elbasan kishte në terren 4 grupe inspektimi. Në kuadër të taskforcës janë monitoruar dhe janë hedhur në google form online nga grupet inspektuese të DRAKU Elbasan 26 subjekte: 10 markete ushqimore ,6 dyqane mishi, 2 njësi prodhimi dhe tregtimi buke,1 baxho, 1 supermarket, 3 byrektore, 1 përpunim dhe tregtim kafeje dhe 2 fast-food.
Konstatohet se në subjektet e inspektuara dhe të monitoruara gjatë shërbimit përdoreshin maska, doreza dhe dezinfektantë. Ishte i afishuar plani i masave për parandalimin e infeksionit COVID-19.
Gjatë inspektimeve nuk u konstatuan shkelje të legjislacionit në fuqi.
/a.r