“E duam Vjosën dhe duhet ta mbrojmë!”. Ky është mesazhi që vjen nga presidenti Ilir Meta në lidhje me lumin Vjosa, ku janë parashikuar që të ndërtohen HEC-e.
Meta, teksa ka publikuar një foto të tij nga Vjosë në Këlcyrë, theksoi se ky lumë është një trashëgimi natyrore me rëndësi dhe potencial turistik.
“Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, është një trashëgimi natyrore me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik.
E duam Vjosën dhe duhet ta mbrojmë!
Nga Këlcyra ju uroj të gjithëve një mbrëmje të këndshme!”, shkruan Meta.