Pandemia e Coronavirusit po vazhdon në mbarë botën, ku çdo ditë regjistrohen raste të reja infektimi dhe fatkeqësisht dhe viktima. Si pasojë e virusit dhe aktivitet sportive janë pezulluar dhe ende nuk kanë rifilluar.
Dy nga eventet e planikuara për tu zhvilluar këtë verë, Euro 2020 dhe Copa America, u spostuan për në verën e vitit 2021.
Por, sipas Sekratarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Lars-Christer Olsson, ngre dyshime se edhe Kupa e Botës 2022 është në dyshim.
”Duke parë spostimin e kompeticioneve nga njëri vit në tjetrin dhe duke menduar se Kupa e Botës në Katar do të zhvillohet në mes të sezonit europian, mendoj se mund të jetë në rrezik. E vetmja gjë që mund të bëjmë është që presim dhe të shikojmë se si do të shkojë gjendja”, deklaron Olsson.
Kupa e Botës është planikuar të mbahet nga 21 nëntori deri në 18 dhjetor 2022, duke stopuar të gjitha kompeticinet europiane për një muaj.
/e.rr