Kryeministri dhe 3 ministra të shtetit të vogël afrikano- perëndimor, Guinea-Bissau janë prekur nga COVID-19.
Nuno Gomes Na Biam, i cili u zgjodh në shkurt kryeministër, tashmë do të karantinohet në një hotel të kryeqytetit së bashku me 3 ministrat.
Në fakt ky shtet rastin e parë me COVID-19 e shpalli të shtunën e kaluar dhe tashmë numëron 73 të infektuar dhe 1 viktimë. Prej datës ku u regjistrua i infektuari i parë Guinea-Bissau shpalli emergjencë kombëtare deri më 11 maj. /e.s/