Bashkimi Evropian ka ndërmarrë një garë kundër kohës për të shpëtuar marrëveshjet e Shengenit për qarkullimin e lirë të personave në BE, theksoi sot presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
“Të shpëtosh Shengenin është një garë kundër kohës dhe ne jemi të vendosur ta fitojmë”, deklaroi ai, në përfundim të një samiti mes evropianëve dhe afrikanëve.
Dje Sllovenia filloi vendosjen e telave me gjemba përgjatë kufirit me Kroacinë dhe Suedia riktheu kontrollet kufitare.
ATSH