Dy vëllezërit nga Puka ishin në automjetin e tyre tip “Golf” kur u ekzekutuan me breshëri armësh në qytetin e Durrësit.
Viktimat janë identifikuar si Viktor Haxhia, me profesion avokat dhe Besmir Haxhia, biznesmen.
Nga pamjet duket gjendja e makinës dhe xhamat e thyer në pjesën e përparme dhe atë anësore pasi kanë depërtuar plumbat.
Autorët e krimit dyshohet se i kanë prerë rrugën dy vëllezërve, që udhëtonin me makinën e tyre, dhe i kanë qëlluar me breshëri plumbash në vendin e quajtur “tregu i makinave”.
Pistat ku po dyshon policia lidhen me Besmir Haxhian, i cili është biznesmen.
Dyshohet se vrasja erdhi si pasojë e një borxhi apo ndonjë konflikt në biznes pasi ishte pronar i një kompanie karrotrecësh.