Në 24 orët e fundit Britania e Madhe ka shënuar 781 viktima si shkak i koronavirusit, duke e çuar numrin e vdekjeve nga Covid-19 në 20.287.
Një bilanc kaq i lartë u arrit sepse Anglia regjistroi edhe 711 vdekje të reja, Skocia 47 dhe Uellsi 23. Ku me këtë rritje numri i përgjithshëm i viktimave në Britaninë e Madhe ka shkuar në 20.228 njerëz.
Me këtë shifër Britania e Madhe renditet si vendi i pestë në botë me numrin më të lartë të vdekjeve, pas SHBA. Italisë, Spanjës dhe Francës.
Megjithatë vlerësohet se shifra mund të jetë rreth 40% më e lartë kur merren parasysh vdekjet në shtëpi.
Këshilltari kryesor shkencor i qeverisë, Patrick Vallance tha më 17 mars se mbajtja e numrit të viktimave nën 20,000 do të ishte “një rezultat i mirë për t’ia dalë nga kjo krizë.
g.kosovari