Zyra Rajonale Evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) paralajmëron prej heqjes së përshpejtuar të masave mbrojtëse për Covid-19 në Evropë.
Megjithë “sinjalet pozitive” nga disa vende, është ende shumë herët për të folur për suksese, tha drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge.
“Kjo nuk është koha për zbutjen e masave”. Në vend të kësaj duhet të “dyfishohen dhe trefishohen” përpjekjet për të kufizimin e virusit.
Situata në Evropë ende shumë shqetësuese
Kluge tha në konferencën e tij javore për shtyp se në lidhje me krizën e Coronës situata në Evropë është ende “shumë shqetësuese”.
Ai bëri thirrje që masat të përforcohen në tri fusha: mbrojtjen e punonjësve të shëndetësisë, ndarjen e njerëzve të shëndetshëm prej atyre që dyshohet se jane infektuar dhe komunikimin me popullatën.
Për këtë duhet që shtetet të bashkëpunojnë edhe më afër: “Një vend nuk mund ta luftojë ose ta ndalojë i vetëm Covid-19” – tha ai.
Gjermania, Austria, Norvegjia dhe Danimarka kanë njoftuar se do të lehtësojnë gradualisht masat kufizuese që kishin marrë për të frenuar pandeminë e koronavirusit te ri.
/a.r