Në 24 orët e fundit Britania e Madhe ka shënuar 761 viktima si shkak i koronavirusit, duke e çuar numrin e vdekjeve nga Covid-19 në 19.499.
Bilanci i ditës së sotme të vitimave nga koronavirusi është më i lartë se dje, kur u konfirmuan 589 të vdekur, ndërsa të martën vdiqën 828 persona.
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Britani është tashmë afro 20,000 pasi Anglia, Uellsi dhe Skocia rregjistruan 761 vdekje të COVID-19.
Sipas mediave të huaja viktimat në Angli ishin të moshës midis 40 dhe 102 vjeç, dhe 34 prej tyre nuk kishin asnjë informacion mbi sëmundjen.
761 vdekje të reja shënojnë një rritje prej 24% nga shifra e djeshme, megjithëse shifrat e sotme janë paraprake dhe ende mund të ketë rritje të tjera nga Departamenti i Shëndetësisë.
g.kosoavri