Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë një konference për mediat është shprehur se nuk dëshiron që të komentojë lidhur me mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës nga ana e LDK.
Kurti tha: “Si kryeministër në detyrë nuk dëshiroj t’i komentoj zhvillimet në një partie politike”.
Albin Kurti shtoi gjithashtu se kjo ishte qeveria e vetme nga paslufta, që nuk kishte varësi nga Lista Serbe dhe nga PAN-i.
“Tani, kemi varësi të dyfishtë, edhe nga Lista Serbe edhe nga PAN-i”, shtoi kryeministri në detyrë i Kosovës.
Gjatë konferencës, kryeministri në detyrë njoftoi gjithashtu se sot ka pranuar dorëheqjen e Nenad Rashiq, nga pozita e këshilltarit politik dhe drejtori të Zyrës për Komunitete. Dorëheqja e Rashiq ka ardhur pas ngritjes së aktakuzës nga ana e Prokurorisë.
Rashiq ishte emëruar në pozitën e këshilltarit politik të kryeministrit dhe drejtorit të Zyrës për Komunitete më 2 prill 2020. /e.s/
Erera jo te mira po fryjne ne Kosove! Po jepen sinjale per nje perplasje te mundeshme civile. Kush ka detyrimin e pergjegjesine, ne Kosove dhe jo vetem, duhet te ndaloj me patjeter cdo marrezi te mundeshme.