5 infermierë në Kukës dhe Fier kanë fituar betejën ndaj COVID-19. Lajmi i mirë është bërë i ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në ‘Facebook’.
Ministrja theksoi se në total në 24 orët e fundit janë shëruar 29 persona.
“Edhe 5️⃣ infermierë në Kukës dhe Fier janë shëruar nga #COVID19, mes 29 të shëruarve të 24 orëve të fundit 🙏🏼
Janë 4️⃣7️⃣ personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19 ✅
Deri tani janë 3️⃣8️⃣5️⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me 🤜#COVID-19🤛 dhe numri i të shëruarve vijon të jetë më i lartë se i të prekurve aktualë, një tendencë që vijon pa luhatje prej më shumë se 10 ditësh🙏🏼 #FORCA”, shkruan ministrja.
g.kosovari