Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, itha se po mbante distancë nga familja për shkak se ishte më i ekspozuar ndaj pandemisë.
Më tej, kur Xhaxhiu i kërkoi që të tregonte kujdes duke i dhënë edhe shembullin e infektimit të kryeministrit britanik Boris Johnson, me batutë kreu i PD-së përmendi se ishte disa vitë më i ri se ai.
Rezar Xhaxhiu: Çfarë të mungon, përqafimi ndaj prindërve, vajzave dhe gruaja?
Lulzim Basha: Padyshim që prekët disa pika. Ka nga ata që u mungon ushqimi për vogëlushin, nuk ka kohë as të llastohemi dhe as të përkëdhelim veten.
Rezar Xhaxhiu: Kujdesuni për veten se përderisa preku Boris Johnson, mos kujtoni se politikanët janë të paprekshëm.
Lulzim Basha: I uroj shërim, por jam pak më i ri, e perballoj. /e.s/