Kryeministri Edi Rama bëri publike detaje të reja nga plani i hapjes në vijim. Ai tha se brenda majit do të ketë edhe një përgjigje për turizmin.
“Brenda gjysmës së parë të majit do të kemi planin tonë për turizmin, prandaj nuk do të lejojmë të degradojë gjendja solide, pavarësisht stresit. Cdo rritje shpejtësie mund të na kushtojë shumë, prandaj pas cdo hapi mund të tërheqim frenat e emergjencës nëse do të ketë rritje të rasteve. Ne kemi modelin tonë të parashikimit të numrave. Vendimmarrjet do të vijojnë që të jenë dinamike. Prandaj mos u qani se rregullat ndryshojnë shpesh. Nëse nuk do të kishim marrë masat dhe nëse nuk do ta kishim ulur kurbën nën parashikimin tonë më optimist, falë kësaj lufte, sot nuk do të mërziteshit pse kjo leje, autorizim dhe vërtetim, por do ta qan për shumë të vdekur dhe të plagosur në spitale. Mendoni vetëm këtë’ tha ai.
Rama shtoi se normaliteti i ri që pret qytetarët nuk do të jetë si më parë.