Pasditen e sotme ka ndërruar jetë tek spitali Infektiv një burrë nga Shkodra, i cili ishte shtruar disa ditë më parë për shkak të koronavirusit.
Personi në fjalë vuante nga semundje të tjera, ndersa ishte i prekur dhe nga COVID-19.
Sipas mediave informative bëhet fjalë për një 69-vjeçar.
Burri është infektuar në spitalin e Shkodrës nga Infermierja dhe u soll në Tiranë bashkë me disa pacientë të tjerë që ishin infektuar në të njëjtën mënyrë disa ditë më parë.
Ky është shkodrani i pestë i infektuar në spital, ndërsa mbetet të presim reagimin spitalit nëse do ta kategorizojë si viktimë e koronavirusit apo jo, për shkak të sëmundjeve shoqëruese.
Kujtojmë se numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 26.