Kryeministri Edi Rama zbuloi në Opinion se kur mund të fillojë lehtësimi i masava të marra në kuadër të frenimit të koronavirusit.
“Shqiptarët duhet të jenë optimistë. Makinat e autorizuar për biznes nuk i pengon njeri që të punojnë. Kufinjtë do të shohim ç’do të bëjnë edhe të tjerët. Një hapje të ngushtë po e bëjme ditën e shtunë.
Në maj do të kemi një periudhë tranzicioni. Do të kemi më shumë lehtësira. Do të lirojmë pensionstët.
Do të lehëtësojmë lëvizjen e automjeteve. Në 10-15 ditët e ardhshme do të lehtësojmë lëvizjen për makinat” – tha kryeministri Rama mbrëmjen e së enjtes.