Imunologu Genc Sulҫebe tha në emisionin “Arena” se koronavirusi mund të zhduket gjatë verës, por gjithashtu mund të rikthehet gjatë tetorit të ardhshëm.
Hila: A vepron ky virus si AIDS?
Sulҫebe: Në asnjë mënyrë, këto janë lajme të rreme. Ky është një virus që të vetmen gjë të përbashkët me Aids, e kanë se materialin gjenetik e kanë një ARN, por janë kret të ndryshë. Hiv-i, ARN e transformon dhe e fut Brenda në qelizë AND, ndryshe koronavirusi, ai ka një ARN por nuk futet në AND në AND,dhe ky virus nuk dëmton imunitetin, gjë që e bën Aids.
Hila: A ka një aktivitet më të madh koronavirusi, sesa viruset e tjera?
Sulҫebe: Ky virus transmetohet nëpërmjet përshtymës, nëpërmjet ajrit për një kohë të shkurtër, dhe në ambiente të ndryshme jeton për njëfarë kohe dhe neutralizohet. Ai ka një ngjitshmëri të ngjashme me virusin e gripit, por e ka disi më të shprehur. Një person i infektuar mund të infektojëj 2.5 persona të tjerë.
Hila: A do i bie fuqia me ngrohjen e kohës?
Sulҫebe: Ka diskutime për këtë. Është një virus i ri, por nuk mund të themi 100% me siguri, por duke krahasuar me viruset e tjera, këto voruse japin sëmundje në periudhën e ftohtë, dhe në kohën e ngrohtë zhduket. Gjatë stinës në ngrohtë ky virus do të pakësohet, dhe do të jetë shumë më pak i ngjitshëm, duhet të zhduket jo plotësisht gjatë verës, por mund të ringjallet sërisht nga tetori-nëntori.