Tre persona të maskuar kanë vjedhur lëkurë për tapiceri makine në një kompani në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë ne Fushe-Mëzezë.
Mësohet se ne pranga të policisë kanë rënë: Ajet Sela, Arjan Murati dhe Vebi Shahu.
Plani për të kryer grabitjen është bërë në shtëpinë e Vebi Shahut, i cili është ish-punonjës i kësaj kompanie, shkruan abcnews.al
Burime bëjnë me dije se 3 grabitësit kanë hyrë në kompani nëpërmjet tubit të ajrimit. Pasi kanë bëre grabitjen ata janë konstatuar nga një patrullë policie në rruge që u kanë bërë thirrje të ndalojë.
Ndërkaq, autorët nuk i janë bindur urdhrit të policisë dhe kanë tentuar të largohen me vrap. Uniformat blu janë vënë në ndjekje të tyre dhe i kanë ndaluar nëpër rrugica. Gjatë arrestimit 3 autorëve u janë gjetur në trup leva dhe lekura që kishin grabitur, shkruan “abcnews”.
Të arrestuarit do të përballen sot më masën e sigurisë në Gjykaten Penale të Tiranës, nga gjyqtari Erjon Bani. /e.s/