Lulzim Basha vijon t’i mëshojë faktit se numri i lartë i testimeve është zgjidhja e duhur për të dalë nga ky “qorrsokak”.
Duke komentuar rastin e Shkodrës në një lidhje direkte në Oranews, kreu i PD-së tha nëse do të bëheshin më shumë testime, rasti i Shkodrës do të ishte parandaluar.
“Shqiptarët kanë bërë një punë të mirë këto javë duke respektuar normat e distancimit social, vetëizolimit dhe karantinimit. Tani të gjithë mendojnë rrugën e daljes nga kjo situatë.
Duhet një ndryshim i strategjisë që fillon me testimin. Testimi mbetet kryefjala. Mund të dalim nga kjo dhomë e errët vetëm kur të hapim sytë dhe të ndezim dritat.
Personeli shëndetësor janë ata që e vuajnë të parët mungesën e testimeve. Në 24 orët e fundit kemi pasur përsëri raste të infermierëve dhe mjekëve të infektuar.
Në radhë të parë kjo bëhet për të mbrojtur personelin shëndetësor, por edhe të tjerëve.
Nga ngjarja e para dy ditësh në Shkodër dhe të tjera mund dhe do të ishin parandaluar nëse testimet do të ishin shtrirë dhe hetimi epidemiologjik do të ishte bërë në mënyrë të zgjuar”, tha Basha. Oranews
Vrases, vrases,vrases