• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jeta nuk “ngriu” as gjatë pandemive të ’50-‘60 me 3 mln viktima

by Java News
14/04/2020 22:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një artikull për revistën e përjavshme franceze “Le Point”, Bernard Henri Levy, një nga intelektualët më të famshëm të Evropës, na fton të nxjerrim mësime themelore nga dy pandemi të ngjashme, që përfshinë botën në vitet ‘50 dhe ‘60 me miliona viktima dhe skena të ngjashme pa imponuar atëherë masa kufizuese drakoniane.

Nga Bernard Henri Levy

Bota ka fshirë nga memoria pandemitë shkatërruese të vitit 1957 dhe 1968. A duhet të gëzohemi apo të shqetësohemi për Shtetin sanitar që po ndërtojmë sot?

Verë 1968. Një virus i panjohur preku mbarë Globin. Nisi nga Kina duke shkaktuar të paktën një milion të vdekur, nga të cilët 50,000 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të paktën 30,000 në Francë. Nga virusi u infektua edhe një kryetar shteti, Willy Brandt i Gjermanisë Perëndimore. Në mungesë të maskave, punonjësit e hekurudhës tërhoqën frenat e trenave.

“Vaksinimet kryheshin intensivisht në trotuare”, thonë mjekët që jetojnë edhe sot. Viktimat vdisnin me “buzë të fryra” nga hemoragjia pulmonare ose asfiksia. E keqja përhapej aq shpejt, sa nuk kishte kohë për të hequr kufomat, të cilat grumbulloheshin në Shërbimin e Urgjencës.

Le të jenë të sinqertë të gjithë ata që e përjetuan atë pandemi: me përjashtim të infermierëve, atyre nuk u ka mbetur asnjë kujtim nga ajo pandemi. Ndërsa njerëzit e suprizuar nga covid 19 shohin se nuk ka asnjë referencë në televizione për këtë pandemi, e cila u pagëzua si “Gripi i Hong Kongut”.

Arkivistët le të kërkojnë; shtypi i kohës fliste për këtë çështje për rreth 18 muaj, por pa hedhur idenë e vendosjes së masave kufizuese dhe pa imagjinuar se jeta papritur do të ngrinte.

1957-1958. Një tjetër kujtim. Epidemia, e cila në atë kohë u quajt “gripi aziatik”, filloi në provincat Guizhou dhe Yunnan, përsëri në Kinë. Kaloi nëpër Iran, Itali, Francë, SHBA. Dhe nuk u deshën më shumë se gjashtë muaj për t’u përhapur në të gjithë botën. Dy milion njerëz vdiqën në total, veçanërisht diabetikët dhe pacientët me problem në zemër. 100,000 në SH.B.A., nga 25,000 deri në 100,000 në Francë.

Skena tmerri në spitalet e varfra në pajisje mjekësore dhe “atë gjunjëzuara”. Sidoqoftë, megjithë tmerrin, pavarësisht zisë, pavarësisht diskutimit në Këshillin e Parisit, ku u planifikua dhe pse nuk arritën të merrnin një vendim për mbylljen e disa shkollave, nuk u morën masa kufizuese as atëherë. Kjo çështje pushtoi gazetat, por nuk la në hije luftën në Algjeri, as nënshkrimin e Traktatit të Romës, as kthimin e De Gaulle në pushtet. Dhe një fenomen shumë i çuditshëm me këtë pandemi ishte se edhe kjo u fshi nga kujtesa jonë.

Këto dy precedentë, me ngjashmërinë e habitshme me situatën aktuale, na kujtojnë diçka të dukshme: spektakli mbizotëron. Dhe një ngjarje nuk është “historike”, nuk e “ndryshon botën” dhe nuk e ndan “të djeshmen” nga “e nesërmja” derisa ta vendosin Mjetet e Informimit Publik për dehjen e tyre vetëpërmbushëse.

Por do të nxjerrim, mbi të gjitha, dy përfundime.

E para është se planeti ka përparuar. Ai i konsideron të padurueshëm miliona viktimat, të cilët u shfaqën dje në rendin fizik të gjërave. Shqetësimet për shëndetin publik janë bërë një mision mbizotërues për shtetet në të njëjtën shkallë me sigurinë ose paqen dhe luftën midis kombeve. Burime të mëdha financiare po mobilizohen, si në rastin e SIDA – e cila, meqë ra fjala, shkaktoi gjithsej 25 milion vdekje – për zhvillimin e ilaçeve dhe vaksinave. Dhe njerëzimi, si qenie njerëzore, propozon jetën përmes ekonomisës. Kjo është e mrekullueshme.

Por, nga ana tjetër, ne e teprojmë pak me etiketimin e “pandemisë së paparë më parë”. Ne na mashtrojnë kur na thuhet se me Covid-19 po përballemi me “fatkeqësinë më të madhe shëndetësore që prej një shekulli”. Përveç se nuk ka ndonjë përshpejtim [në përhapjen e epidemisë], të cilën ekspertët nuk e presin për momentin, ne jemi akoma besoj, në një vend si Franca, me shifrat e pandemive të 1958 dhe 1968. Dhe përfundimi tjetër është, edhe pse jo shumë i këndshëm, se ka disa mbivendosje dhe panik në qëndrimin tonë sot.

A ka lidhje me atë? A është obsession, apo ana tjetër e pashmangshme e monedhës së përparimit? Ose është akoma e mundur të kesh një, (idenë e re, jo vetëm në Evropë, por edhe në kontinentet më të varfëra se asgjë nuk është superiore përgjithmonë) pa qenë nevoja të shkojmë tek ideja tjetër e (një njerëzimi të tmerruar, i cili me ritmin që po përparon ndotja e mendimeve, do pranojë një ditë mbylljen e kufijve, mosbesimin ndaj të tjerëve apo “gjurmimin” dixhital?

Që tq ndodhë kjo e fundit, ne do të duhet të mësojmë të mbajmë një distancë të sigurt nga rrjetet anti-sociale dhe ethet e lajmeve të rreme.

Drejtuesit e Mjeteve të Informimit Publik duhet të ndryshojnë skenarin, i cili shkakton ankth të panevojshëm përmes një përllogaritje të përditshme globale të numrit të vdekjeve, ndërkohë që kurrë më parë nuk e kemi bërë me, përshembull, viktimat nga kanceri.

Do të duhet të gjithë sëbashku të pyesim veten nëse një luftë e drejtë kundër epidemisë, kërkon me të vërtetë kërkon një ndërprerje në mendjet tona të idesë për kthimin e ISIS në Lindjen e Mesme, për përparimin e perandorive ruse dhe kineze, apo shpërbërjen katastrofike të Bashkimit Evropian.

Është thelbësore, pa vënë në dyshim sakrificat e infermierëve tanë dhe pjesën tjetër të stafit spitalor, të vendosim në axhendën e diskutimeve tona në të ardhmen cilat privilegje, por edhe cilat të drejta dhe liri jemi të gatshëm të sakrifikojmë në altarin e ëndrrës sonë për një Shtet Shëndetësor, i cili do të na shërojë nga gjithshka deri në vdekje.

Dhe, atëherë, nëse është e vërtetë se qeverisja nuk nënkupton vetëm parashikimin, por edhe zgjedhjen, nuk do të ishte e pavend, në fund të fundit, që ata që kanë përgjegjësi për të marrë vendime, të kenë guximin të thonë se cila do të jetë kostoja e ndalimit të prodhimit, nëse përgjithësohet, për sa i përket shkatërrimit të pasurisë, me pasojë papunësinë masive, mjerimin, vuajtjet për shoqërinë dhe jetën njerëzore.

Këto janë pyetje të vështira dhe nga shumë këndvështrime, të tmerrshme.

Por janë ato që duhet të bëhen me përgjegjësi dhe vlera në emër të demokracisë, me përjashtim të një dehjeje nga lufta kundër koronavirusit që do kishte pasoja të shumëfishta e të panumërta në humbje.

 

 

Next Post
Kredia për rrogat e punonjësve, Denaj: Çfarë ndodh kur biznesi nuk ka mundësi ta paguajë

"Koronavirusi, do të prekim disa kontrata të tjera koncesionare dhe investime publike"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In