A infektohesh sërish nëse e ka kaluar njëherë koronavirusin? Sqaron Pëllumb Pipero
Nëse e ke kaluar njëherë koronavirusin studimet tregojnë se fiton imunitet. “Kush kalon njëherë COVID-in le imunitet nuk infektohet për herë të dytë thonë studimet. Por duhet të kalojë të paktën 6 muaj, që të themi që imuniteti është i qëndrueshëm. Studimet dëshmojnë se mundësia për t’u rikthyer është e vogël. Por ende ka shumë pikëpyetje nëse sëmundja lë apo jo imunitet, por konfirmimet më të shumta flasin në favor të një imuniteti afatgjatë” tha ai.
Mjeku: Qeveria i mori masat shpejt, masat të lehtësohen gradualisht
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero u shpreh se masat duhet të lehtësohen gradualisht. “Jam partizan i lehtësimit gradual të masave në vendin tonë në raport me ecurinë e epidemisë sa kohë kufijtë janë të bllokuar dhe gjithcka ndodh brenda nesh. Ne jemi të privilegjuar sepse qeveria në kohën e duhur, më parë se kushdo në rajon mori masat e duhura për të respektuar masat e distancimit social apo të një sistemi ‘karantine’, sepse kam qenë kundër karantinës klasike, por të një sistemi të tërë masash që kufizojnë kontaktin e qytetarëve” tha ai.