• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

500 mijë votuan, por vetëm 5 mijë protestuan…

by Eduard Zaloshnja
20/10/2024 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

PD-ja ka shpallur mosbindjen civile si aksionin e saj kryesor, që sipas saj, do ta detyrojë Ramën të japë dorëheqjen para zgjedhjeve dhe të pranojë krijimin e një qeverie teknike me kryeministër neutral. Por mosbindja civile e PD-së deri më sot duket më shumë si një mosbindje guerrile, se sa një mosbindje civile.

Në protestën e saj nëpër rrugët e Tiranës, nuk u mblodhën dot më shumë se 5 mijë vetë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë. Ndërkohë, kandidatët për kryebashkiakë të Bashkimit për Fitore (të përzgjedhur nga Berisha dhe Meta) morën plot 500 mijë vota vjet më 14 maj. Pra, vetëm 1/100 e votuesve të Bashkimit për Fitore u mblodhën në protestën e organizuar me aq shumë pritmëri nga opozita.

Në mungesë të një mosbindje civile masive, PD-ja dhe PL-ja kanë zgjedhur që të bëjnë aksione guerrile në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Këshillin Bashkiak të Kryebashkisë. Madje së afërmi pritet që t’i transferojnë aksionet guerrile edhe në kryeqendrën e BE-së.

Në literaturën shkencore mund të gjenden dhjetra studime rreth efektit të protestve paqësore dhe atyre ekstreme në rrotacionin e pushtetit. Gjetjet e atyre studimeve tregojnë se në shumicën dërrmuese të rasteve, të parat kanë qenë shumë më të suksesshme se të dytat. Kjo, për faktin se protestat paqësore, kur kanë pjesëmarrje masive, shërbejnë si një sinjal se shumica e popullsisë kërkon ndryshim politik.

Në Shqipëri nuk është bërë ndonjë studim shkencor për protestat e ndryshme qysh pas rrëzimit të regjimit komunist (gajtë regjimit komunist nuk kishte protesta, për arsye mëse të kuptueshme). Sidoqftë një përmbledhje e shkurtër e ngjarjeve të tre dekadave të fundit mund të na japë një ide.

Pas humbjes së thellë më 1997, Berisha u rikthye në selinë e PD-së me objektivin që ta rrëzonte PS-në nga pushteti sa më shpejt. Dhe strategjia e tij ishte ajo e protestave të egra, që kulmuan me pushtimin e përkohshëm të Kryeministrisë, Parlamentit, RTSH-së, ministrive etj. Por meqë përkrahja e brendshme ishte e kufizuar vetëm në pak mijra militantë dhe përkrahja e jashtme ishte praktikisht zero, Berisha u detyrua të tërhiqej bashkë me një grup militanttësh në selinë e PD-së.
Në zgjedhjet lokale të rradhës, PD-ja humbi në të gjitha bashkitë kryesore të vendit (përveç Shkodrës). Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të rradhës, PD-ja dhe aleatët e saj morën vetëm 37% të votave, ndikuar edhe nga ndarja e një grupi demokratësh paqësorë që krijuan PDr-në.
Duke marrë mësim nga rezultatet e atyre zgjedhjeve, Berisha iu fut rrugës paqësore të protestave, që kulmuan me protestën më të madhe të PD-së në shekullin e ri (me sloganin “Nano ik!”). Duke ndërthurur protestat paqësore, me krjimin e KOP-it (një komitet i përbërë nga të rinj intelektualë me arsimim perëndimor), si dhe me silura diversioniste në kampin socialist (për ndarjen e Nanos nga Meta), Berisha arriti të rikthehet në pushtet më 2005, megjithëse koalicioni i tij mori vetëm 44% të votave.

Pasi erdhi në krye të PS-së (pas dorëheqjes së Nanos), Edi Rama zgjodhi rrugën paqësore të të bërit opozitë. Ai riafroi Ilir Metën, dhe në zgjedhjet e para lokale, PS-ja fitoi në të gjitha bashkitë kryesore të vendit (përveç Shkodrës). Por duke e ndjerë veten të fuqishëm, Rama u nda nga Meta para zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës, të cilat i humbi me diferencë centimetrike.

Pas atyre zgjedhjeve, Rama zgjodhi rrugën e protestave të egra që kulmuan me një grevë 40-ditore urie para Kryeministrisë dhe, sidomos, me atë të 21 janarit 2011. Por ato protesta nuk u pasuan nga një rezultat elektoral për Ramën. Atë vit ai humbi Tiranën me diferencë milimetrike, ndërkohë që e kishte fituar katër vjet më parë me plot 20 mijë vota epërsi.
Pasi u përhumb në muajt e verës duke shkruajtur librin e tij “Kurbani”, Rama iu rikthye strategjisë paqësore, e cila kulmoi me “darkën e ngjalave”. Darkë ku u ribashkua me mik-armikun e tij Meta. Dhe në koalicion me të i dha 1 milion shuplaka Berishës.

Berisha u tërhoq formalisht nga froni i PD-së dhe ia la atë Bashës, i cili iu rikthye opozitës ekstreme. Basha bojkotoi reformën territoriale dhe gjobën e mori në zgjedhjet lokale të 2015-ës, ku harta administrative e Shqipërisë u ngjyros 75% e kuqe. Bllokoi tre muaj me çadër bulevardin para zgjedhjeve të 2017, dhe gjobën e mori në zgjedhjet e atij viti, ku PD-ja mori vetëm 29% të votave. Bojkotoi zgjedhjet lokale të 2019-ës, dhe PS-ja mori 100% të bashkive…

Para zgjedhjeve të 2021-shit, Basha (nënkupto edhe Berisha pas tij) e mblodhën mendjen dhe zgjodhën rrugën paqësore të ardhjes në pushtet. Rezultati në ato zgjedhje ishte shumë më i mirë se sa 29-përqindëshi i 2017-ës (mori pothuaj 40% të votave), por sidoqoftë nuk arriti dot rrotacionin.

Më tej, rezultatet katastrofike të zgjedhjeve lokale të 2023-shit për opozitën nuk kanë korrelacion me llojin e protestave, por me përplasjet e egra brenda saj (kujtoni 8 janarin 2023 në oborrin e SHQUP-it). Ndërsa rezultatet e pritshme më 2025 mund të kenë korrelacionin negativ mes protestave ekstreme dhe rrotacionit. Një korrelacion negativ që është evidentuar kudo në botë, si edhe në Shqipërinë tonë të vogël…

Next Post
Shkuan pas denoncimit për dhunë në familje/ Kundërshtoi efektivët dhe plagosi me thikë policin, arrestohet 30-vjeçari (Emri)

Shkuan pas denoncimit për dhunë në familje/ Kundërshtoi efektivët dhe plagosi me thikë policin, arrestohet 30-vjeçari (Emri)

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Hik ti je mashtrues,kerkon te c’orjentosh popullin,ne zgjedjet parlamentare te vitit 2025,Duke favorizuar ps e pd e dy personave me partite e tyre,qe jane te pa deshruar per popullin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

September 29, 2026
Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit

Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit

September 29, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

“Do të kemi aeroport edhe për flamingot”, Rama: Në Zvërnec, investimi më i madh turistik në Evropë

September 29, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

September 29, 2026
Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

September 29, 2026
Reforma territoriale, Balla: PD të vijojë konsultimin e draftit të saj me bashkitë

Reforma territoriale, Balla: PD të vijojë konsultimin e draftit të saj me bashkitë

September 29, 2026
“Pasqyra e Çmimeve nis në 10-ditëshin e parë të tetorit”, Ibrahimaj: Fillimisht do të përfshijë 160 produkte

“Pasqyra e Çmimeve nis në 10-ditëshin e parë të tetorit”, Ibrahimaj: Fillimisht do të përfshijë 160 produkte

September 29, 2026
U prezantuan si Taulant Balla pë t’i marrë 100 mijë euro Dukës, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

U prezantuan si Taulant Balla pë t’i marrë 100 mijë euro Dukës, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

September 29, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

“Duan të mos kandidoj në zgjedhje”, akuza e Salianjit: Teatër në Kushtetuese, vendimi është marrë

September 29, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com