Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar 778 vdekje të tjera nga koronavirusi sot, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 12,107 pas tre javësh bllokimi në mbarë vendin. Në të gjithë vendin janë gjithsej 93,873 të infektuar, me 5,252 rastet e reja në 24 orë.
“NHS England” konfirmoi se 744 pacientë kanë vdekur në spitalet e saj dhe u njoftuan gjithsej 34 vdekje në të gjithë Uellsin, Skocinë dhe Irlandën Veriore.
Rritja e shifrës nga 717 vdekje të regjistruara dje është e vogël – 8.5 përqind – por vjen në fund të fundjavës së festave katërditore, që do të thotë vdekjet që ndodhën pas të mërkurës javën e kaluar mund të mos jenë raportuar.
Statistikat e sotme vijnë mes një debate mbi rolin e shtëpive të kujdesit në krizë. Të moshuarit përbëjnë shumicën dërrmuese të vdekjeve të COVID-19, por autoritetet nuk po i testojnë 400,000 britanikët që jetojnë në shtëpi të kujdesit, dhe të dhënat publikojnë statistikat e vdekjeve të këtyre shtëpive, një herë në javë.
NHS England sot tha se azhurnimi i saj më i ri do të thoshte 11,005 njerëz në Angli tani kanë vdekur pasi testuan pozitivisht për COVID-19. Nga këta, 744 pacientë ishin të moshës midis 34 dhe 102 dhe 58 prej tyre ishin pa problem të tjera shëndetësore, të moshave nga 38 në 96-vjeçare.
g.kosovari